
E fundit/ Ndërron jetë ish-presidenti Bujar Nishani!
Dritare.net
Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mësohet se ka ndërruar jetë, një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë.
Nishani vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i la në organizëm.
Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID e patën lënë me shenja pneumonie në mushkëri.
Gjendja e tij u stabilizuar për pak kohë. Por, më pas, ajo u përkeqësua. Më 23 prill, ai u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit. Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017./Xh.Xh/dritare.net

















