Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E hëna blu, ja pse është dita më e trishtuar e vitit!

E hëna blu, ja pse është dita më e trishtuar e vitit!

E hëna e tretë e janarit përcaktohet si dita më dëshpëruese e vitit: sezoni festiv ka mbaruar, faturat mund të kenë mbërritur, dita e rrogës është larg dhe moti është tmerrësisht i ftohtë. E hëna Blu e këtij viti qëllon të jetë gjatë në mesin e një pandemie që ka gjunjëzuar të gjithë botën, që do të thotë se sfidat me të cilat përballen shumë njerëz do të ndihen më shumë se çdo herë. Por në fakt, kjo s'ka të bëjë me ditët, ka të bëjë me ju, nëse doni t'i dorëzoheni ndjenjave të tilla, apo të jeni optimistë e të shijoni ditët e dimrit. Nuk ka asnjë provë për të mbështetur teorinë se e hëna e tretë e janarit është data më e ndritshmja në kalendar. Por ekspertët thonë se hëna do të shfaqet 14 % më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht, pasi arrin pikën më të afërt të Tokës./L.F-dritare.net