Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E ngarkuara me punë e SHBA-së mesazh në gjuhën shqipe: Më ndihmoni të zbuloj Shqipërinë!

E ngarkuara me punë e SHBA-së mesazh në gjuhën shqipe:

Nancy VanHorn, e ngarkuara e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Punë në Shqipëri, ka zyrtarisht marrë detyrën. Ambasada Amerikane ka postuar një video të VanHorn, e cila dërgon një mesazh në gjuhën shqipe për shqiptarët. E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane shpreh përkushtimin e saj për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, por edhe për të forcuar lidhjet mes dy vendeve.

“Jam e lumtur që jam në Shqipëri dhe do të punojmë së bashku për të promovuar vlerat demokratike, për të rritur sigurinë dhe bashkëpunimin si aleatë të NATO-s dhe për të çuar përpara rritjen ekonomike. jam e përkushtuar që të mbështes Shqipërinë në rrugën drejt BE-së dhe të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Kam qenë duke mësuar shqip dhe mezi pres të zbuloj vetë kulturën e pasur të Shqipërisë. Për këtë më duhet ndihma juaj për të filluar. Faleminderit për mikpritjen tuaj të ngrohtë në vendin tuaj të bukur. Pres me kënaqësi të zbuloj, të mësoj dhe të krijoj miqësi që i qëndrojnë kohës”, u shpreh VanHorn./K.C/dritare.net