E quajti oligark. Gjergj Luca i përgjigjet Metës: Pas 25 prillit, do të të sjell peshk në Lalëz!
Dritare.net
Presidenti i vendit, Ilir Meta gjatë një konference për media përmendi biznesmenin e njohur Gjergj Luca, të cilin e quajti oligark. Nuk ka kaluar shumë kohë dhe vetë biznesmeni iu përgjigj Metës. Përmes një videoje, Luca i thotë Metës së pas 25 prillit do t’i çojë peshk në Gjirin e Lalzit.
“Përshëndetje miq, ju flas nga kantieri më i ri i Rozafës. Jam oligarku Lucë. O Lomo, lene pak Lom se do flas për Presidentin, stop, stop, stop. Më thanë që të ka përmend presidenti jonë i nerum, për punën e madhe që po bëjmë, është pika e tretë e Rozafës që po marojmë këtë vit. Edhe jemi duke hedh beton këtu, me gjithë këta djem. Desha t’i thosha faleminderit shumë presidentit që gjithmonë më kujton edhe më nxit për të punu. Edhe këta zotnitë këtu, prapë kam një falenderim tjetër. Janë që të gjithë, me insistimin e madh të institucioneve me në krye presidentin tonë të nderum u bo vettingu, janë avokat. Avokat Beni. Beno ku je, Beno. Ma përshëndet një çikë presidentin. Ky është avokat Beni, ka qenë prokuror, edhe me vettingun, faleminderit u shtu një vend pune. Ej ku e kam atë kingun, ku e kam atë. Ku është ai o vlla. O Bektash. Ja, ja. Ky është Bektashi shoku president. Ky ka qenë gjykatës. Ka qenë ai që ka dënu ata në Durrës a kupto, edhe e kapi vettingu. Bektash, o Bektash, përshëndete presidentin. Shumë faleminderit se na ke shtu fuqinë e punës. Deri në datë 25 prill unë jam duke hudh beton vlla dhe nuk përgjigjem dot, flotën e kam bosh. Pas 25 prillit jam në det, Siguro do të bi noj gjo aty ke Gjiri i Lalzit. Noj peshk, noj gjo ça të pëlqen ty. A ta morsha të ligat, shyqyr që të kemi. Shumë faleminderit. Të dhëntë Zoti shëndet, president. Të dhëntë Zoti shëndet dhe faleminderit që na mbështet ne oligarkëve. Shumë faleminderit.”,- tha Luca në videomesazhin e tij./K.C/dritare.net