Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Eksperti i sigurisë, Çuko: Çfarë i mungon Rusisë në luftën me Ukrainën! 

Eksperti i sigurisë, Çuko: Çfarë i mungon Rusisë

Arben Çuko, ekspert sigurie ishte sot i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në Dritare Tv ku foli për luftën në Ukrainë. Sipas ekspertit të sigurisë, Arben Çuko, Rusisë tani i mungon çipi elektronik dhe asgjë tjetër. Sipas tij këtë çip Rusia mund ta marrë vetëm nga kinezët, sepse Perëndimi nuk ia jep.


“Mungesa e rusëve sot është çipi elektronik. Armët e sotme me precizion bazohen vetëm te çipi elektronik, te asgjë tjetër. Ai ka harxhuar çfarë kishte rusi. Rusët kanë hedhur 4,500 raketa në Ukrainë. Tashmë do t’i duhet të prodhojë të rejat. Por të rejat gjatë procesionit të lartë duan çipin. Po ia dha kinezi, se nga Perëndimi nuk e merr. Sepse tanket T-90 ishin të gjithë të modernizuar me shënjestër elektrooptikale, të gjitha me teknologji franceze.”, tha Çuko në Dritare Tv./K.C/dritare.net