Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ekstradohet nga Belgjika i shumërkërkuari i drejtësisë shqiptare, Leonard Duka!

Ekstradohet nga Belgjika i shumërkërkuari i drejtësisë

Është ekstraduar sot i shumërkërkuari Leonard Duka, i cili u arrestua në Belgjikë pak kohë më parë nga Interpol.

“Drejtoria e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bruksel dhe me strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, realizoi ekstradimin drejt vendit tonë, të shtetasit Leonard Duka.

Shtetasi Leonard Duka. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me dashje", kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", “Sigurimi i kushteve për vrasje”, "Grupi i strukturuar kriminal" dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Leonard Duka dhe 6 shtetas të tjerë janë autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në vitin 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi Santiago Malko.

Gjithashtu, shtetasi Leonard Duka, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka planifikuar vrasjen e shtetasve Ervis Martinaj, Erigers Mihasi dhe të anëtarëve të tjerë të grupit të tyre”, njofton policia.

Duka akuzohet se ka organziuar atentatin ndaj Santiago Malkos në vitin 2019 në Tiranë, në rrugën Xhanfize Keko. Nga bisedat e aplikacionit Sky, u zbulua se Duka kishte krijuar kushtet për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasi./M.K-dritare.net