Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Emigrantja në Greqi: Çfarë detyrohemi të bëjmë ne kur kalojmë në Kakavijë! 

Emigrantja në Greqi: Çfarë detyrohemi të bëjmë
Agetina Pacani emigrante në Greqi prej 25 vjetësh tregon për gazetaren Rudina Xhunga në DritareTv se çfarë ndodh me ta kur shkojnë në doganën e Kakavijës. Ajo thotë se detyrohen të ngrenë vetë valixhe të rënda, për t’i çuar për kontroll se përtojnë policët të dalin jashtë zyrave të tyre. Ne emigrantët e Greqisë, thotë Agetina jemi si jetimë, politika na ka lënënsi jetimë.


“Politika na ka lënë si jetimë. Ne shqiptarët e Greqisë jemi si jetimë. Ta nisësh që në Kakavijë. Para një muaji isha në Kakavijë, na i nxorën të gjitha materialet, si para 800 vjetësh. Tani kanë hapur një dhomë të vogël për të kaluar të gjitha valixhet nga aty. Unë e çoj valixhen time, por një nënë që ka shkuar të shohë fëmijët, nipërit dhe mbesat, ka marrë gjëra që t’ua çojë, a ka fuqi ajo të ngrejë vetë valixhen 30 kile dhe t’ua vërë mbi tavolinë, se përton polici të dalë ta shohë jashtë. Ndaj them ne emigrantët e Greqisë jemi jetimë.”, tha Agetina në DritareTv./K.C/dritare.net