Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Emri/ Lejoi daljen jashtë vendit të një personi të shpallur në kërkim, arrestohet efektivi!

Emri/ Lejoi daljen jashtë vendit të një personi të shpallur

Një oficer policie është ndaluar pasi akuzohet se ka lejuar daljen jashtë shtetit të një personi të shpallur në kërkim për vepra penale.

Mësohet se Gledis Lushi ishte oficer policie me detyrë Nd.kontrollor në Portin e Durrësit dhe ndalimi i tij është bërë nga AMP në bashkëpunim me prokurorinë.

“Në datë 22.09.2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka kryer ndalimin e oficerit të policisë Inspektor G.L., 23 vjeç, me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.

Ndalimi i tij u krye pasi dyshohet se në datë 17.09.2023 ka lejuar daljen jashtë shtetit nga PKK të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, njofton AMP./M.K-dritare.net