Ende asnjë gjurmë për 3-vjeçarin, nëna: Dua djalin tim!
Dritare.net
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 3-vjeçarit që është rrëmbyer nga gjyshja e tij, ndërsa nëna e të miturit Ile Gjuni denoncoi dje rastin.
Bahrie Gjuni, 54 vjeç dhe nipi i saj rezultojnë të zhdukur ndërsa nëna lutet që fëmija t’i kthehet sa më shpejt. Policia ka vënë nën arrest gjyshin e 3-vjeçarit, Rexhep Guni, 58-vjeç. Ky i fundit pretendon se fëmija ka shkuar tek të afërmit në Kukës, por nuk gjendet as atje në adresën e dhënë. Ndërkohë në kërkim është shpallur gjyshja e fëmijës 3-vjeçar. Sipas burimeve në polici, ka dyshime se fëmija mund të jetë marrë dhe larguar jashtë shtetit. Ndërkohë është dhënë sinjal të ruhen pikat kufitare.
Ndërsa nëna shprehet sërish “Nuk u kam kërkuar asgjë dhe s’më kanë dhënë asgjë. Dua vetëm djalin tim”./M.K-dritare.net