Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çështja e Berishës në Apel. Flet avokati Gjokutaj pas 7 orësh seancë!

Çështja e Berishës në Apel.  Flet avokati Gjokutaj pas 7

Pas më shumë se 7 orësh, është vendosur të shtyhet për nesër seanca e GJKKO për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, me të akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Avokati i zotit Berisha, Genci Gjokutaj foli pasi doli nga Apeli i GJKKO-së, ku po shqyrtohej ankimimi i bërë ndaj vendimit të ish-kryeministrit.
Gjokutaj u shpreh se parashtroi argumentet se masat e sigurimit ndaj Berishës nuk qëndrojnë, por edhe në thelb çështja është një farsë. Ai tha në një deklaratë për media, se nuk ka asnjë vepër penale të kryer nga zoti Berisha dhe nuk ka asnjë shkas që ai të paraqitet në SPAK.
Ndërkohë seanca për Berishën dhe dhëndrin Jamarbër Malltezi u shty për nesër në orën 11:00.

“Kemi që nga ora 9 kemi paraqitur gjithë argumentet që jo vetëm masat e sigurimit nuk qëndrojnë por edhe në thelb çështja është një farsë. Janë bërë shkelje kushtetuese në shkallë të Parë edhe Jamarbër Malltezi ishte vet prezent. Gjykata ishte në pamundësi për të dhënë vendimin. Seanca është shtyre për nesër në orën 11 për të shpallur vendimin. Të gjitha kërkesat që kemi bërë një shkallë të parë ja kemi kërkuar edhe gjykatës së Apelit për t’i konstatuar. Maltezi shpjegoi gjithë procedurën e privatizimit dhe gjithë atë normalitet të procedurës.”, tha ai./K.C/dritare.net