
Eurovizion 2022/ Publikohet lista e 41 vendeve pjesëmarrëse!
Dritare.net

Është publikuar sot lista zyrtare me 41 shtetet pjesëmarrëse të Eurovision 2022.
Festivali i 66-të, i organizuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe anëtari i tij italian Rai, do të mbahet në PalaOlimpico të Torinos në datat 10, 12 dhe 14 maj 2022.
Martin Osterdahl, Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Konkursit të Këngës në Eurovision, tha:
“Ne jemi aq të emocionuar sa kemi edhe një herë mbi 40 transmetues që konkurrojnë për të fituar trofeun ikonik të Eurovision në Torino majin e ardhshëm. Ekipi nga Rai po punon shumë në përgatitjet për të mirëpritur të gjithë delegacionet në një vend dhe duke siguruar që Konkursi i Këngës në Eurovision do të sigurojë emocionin dhe spektaklin më të avancuar të pritur nga gati 200 milionë shikues”.
Kujtojmë se vendi fitues i këtij viti ishte Italia me grupin "Maneskin", duke bërë që të jetë pikërisht vendi që do të mirëpresë "Eurovision 2022"./M.M-dritare.net


















