Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Familjari i Ervis Martinajt dorëzon në SPAK kodet e SKY që përdorte 'mbreti' i lojrave të fatit!

Familjari i Ervis Martinajt dorëzon në SPAK kodet e SKY që

Zhdukja e Ervis Martinaj prej më shumë se një viti ka vënë një lëvizje famijarët e tij për të gërmuar më tej në gjetjen e një të dhëne që të zbardhë fatin e mistershëm të mbretit të llotove.

Gazetari Elton Qyno raporton se një person i afërm i familjes së biznesmenit mësohet të jetë paraqitur në SPAK, duke dorëzuar disa kode të aplikacionit “Sky” që janë përdorur nga Martinaj, para se ai të zhdukej. Kjo lëvizje bëhet për identifikimin e personave të fundit që ai ka biseduar në “Sky”.

Ervis Martinaj u bë njeriu më i kërkuar pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, që rrëfeu se Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro, për eliminim e Endrit Dokles, numrit 2 të Bandës së Durrësit.

Por teksa ndodhej në kërkim policor, ai humbi çdo kontakt edhe me familjarët e tij në gusht të vitit 2022, të cilët e deklaruan të zhdukur. Vetëm një muaj para zhdukjes, Martinajt i ekzekutuan në një atentat mafioz kushëririn në atë që u quajt Masakra e Fushë-Krujës, Brilant Martinaj ishte në mesin e 3 të vrarëve. As ky atentat nuk është zbardhur nga policia.

Fati i Ervis Martinajt ende nuk dihet. Policia dhe Prokuroria e Kurbinit akoma nuk kanë përgjigje nëse ai është gjallë apo ekzekutuar. I vetmi i arrestuar për rastin është ish-polici Jeton Lami, i cili ka kyçur gojën dhe nuk ka bashkëpunuar me drejtësinë për të shkuar drejt zbardhjes së ngjarjes./dritare.net