Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë shkruajnë mediat greke për takimin Rama-Meloni! 

Çfarë shkruajnë mediat greke për takimin


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali, në një vizitë zyrtare, të nivelit të lartë. Rama u takua këtë pasdite me kryeministren italiane Giorgia Meloni, e cila u shpreh se do ta mbështesë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ndërkohë ky lajm ka rrëmbyer edhe vëmendjen e mediave greke, kryesisht protothema.gr, e cila parashkruan si më poshtë takimin Rama-Meloni.

“Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u takua të mërkurën në Romë me homologun e saj shqiptar Edi Rama. Fokusi i takimit ishin “çështjet dypalëshe dhe u vendos niveli i jashtëzakonshëm i marrëdhënieve të Romës me Tiranën, në nivel ekonomik, politik, tregtar dhe kulturor”. Qeveria italiane njoftoi se: “Kryeministrja Meloni konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme dhe të plotë të qeverisë italiane për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, gjë që u njoh plotësisht dhe u vlerësua nga Rama.
“Georgia Meloni dhe Edi Rama njohën së bashku rëndësinë e bërjes së çdo përpjekjeje të mundshme për të favorizuar procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.”

Çfarë shkruajnë mediat greke për takimin
Ky është lajmi që ka publikuar protothema.gr mbi takimin Rama-Meloni, në një kohë kur kryeministri i Greqisë Qiriakos Micotaqis është shprehur se Greqia nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, nëse nuk lirohet nga burgu Fredi Beleri, i arrestuar për blerje votash dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit./K.C/dritare.net