Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë thonë turistët e huaj për Gjirokastrën!

Çfarë thonë turistët e huaj për Gjirokastrën!

Janar, gusht apo tetor, Gjirokastra është gjithmonë plot me tursitë. Edhe tani në prill, qindra, mijëra turistë, kryesisht të huaj kanë zgjedhur të shohin pikat më të veçanta turistike të Gjirokastrës.

Siç janë edhe Tunelet e Luftës së Ftohtë.

Dy turiste braziliane, në një intervistë për DritareTv tregojnë se përse zgjodhën të vizitojnë Gjirokastrën këtë prill.

“Ne vijmë nga Brazili. Është hera jonë e parë që vizitojmë Shqipërinë. Në Gjirokastër kemi ardhur që prej ditës së djeshme dhe ky qytet na pëlqen shumë. Ne kemi ardhur nga Tirana, ku atje pamë një tjetër atraksion turistik, mësuam për historinë e Shqipërisë që nuk e njihnim aspak. Mësuam se shumë të këqija i kanë ndodhur popullit shqiptar, njerëzit në Shqipëri kanë vuajtur shumë dhe ne nuk dinim asgjë për këtë fakt. Më vjen mirë që tani di më shumë për Shqipërinë. Ne jemi motra. Ishim në Maqedoninë e Veriut, më pas erdhëm në Tiranë."

Një tjetër turist nga Dubai thotë se Shqipëria është vendi ideal për turizëm.

“Unë kam ardhur me bashkëshorten, nga Dubai. Për Shqipërinë kemi mësuar prej disa miqve. Ne kemi udhëtuar në të gjithë Evropën, por Shqipëria është vendi ideal për turizëm.

Bukuria natyrore e këtij vendi është e jashtëzakonshme. Jemi të mrekulluar! Ne ishim në Tiranë, Shkodër, Sarandë, më pas erdhëm në Gjirokastër për t’u kthyer më pas sërish në kryeqytet për të udhëtuar drejt Dubait. Është një vend i mrekullueshëm dhe kur të kthehemi në Dubai do t'i themi të gjithë miqve tanë: Ejani në Shqipëri!”, tha ai./ K.C/dritare.net