FDA: Vaksína e Johnson & Johnson 86% efektive, parandalon simptomat e rènda të Covíd-19
Dritare.net
Sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA, vaksína e kompanisë Johnson&Johnson, është përgjithësisht e sigurt dhe 86% efektive, kundër rasteve më të rènda të sèmundjes. Ndërkohë pritet që Komitetet Këshilluese të Vaksínave të votojnë për të rekomanduar autorizimin e vaksínës, informon dritare.net
Të martën, pesë prodhues të vaksínave kundër Covíd-19, përfshirë Johnson & Johnson, i thanë Kongresit se po punojnë për të rritur dozat gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm. Duke supozuar që FDA-ja do të autorizojë vaksínën Johnson & Johnson për përdorim urgjent, kompania tha se do të siguronte 20 milionë doza deri në fund të muajit të ardhshëm dhe 100 milionë shtesë gjatë verës. Kompania farmaceutike i publikoi rezultatet e provave klinike të fazës 3 në fund të janarit, duke zbuluar se në SHBA, kjo vaksínë, e cila është një dozë e vetme, ishte 72 për qind efektive në parandalimin e sèmundjes rèndë nga Covíd-19, në thelb mban njerëzit larg spítaleve dhe redukton numrin e víktimave. Ndërkohë në rezultatet për efektivitetin në parandalimin e të sèmururit rèndë, ajo doli 85% efektive. Analiza e re tregon një rritje të lehtë, në 86 për qind./K.C/dritare.net