
Fitoi vulën e PD-së, Meta: Berisha është vetë vula në atë parti!
E Martë 11 Qershor 2024, 14:02
Dritare.net

Gjykata e Apelit i dha sot Sali Berishës, vulën dhe logon e Partisë Demokratike zyrtare, një betejë dy vjeçare që kishte me Lulëzim Bashën.
Lidhur me këtë vendim të Gjykatës, kreu i PL Ilir Meta tha se sot u zbatua ligji.
“Urimet më të mira për demokratët dhe opozitarë. Sot është një moment i rëndësishëm për të shtuar të gjithë forcat për rivendosjen e kushtetutshmërisë së cenuar rëndë nga ky regjim kriminal. I duhej Edi Ramës që të grabisë zgjedhjet vendore përmes diversionit me vulë dhe pa vulë. Sali Berisha nuk ka marrë vulën e PD-së e kam thënë prej kohësh që është vetë vula e PD-së”, tha Meta./M.K-dritare.net

















