Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Flet komandanti i xhenierëve: Si u vranë 3 ushtarë në Porto Palermo!

Flet komandanti i xhenierëve: Si u vranë 3 ushtarë në Porto

Gjatë ndërtimit të kompleksit të tuneleve të Porto Palermos humbën jetën disa ushtarë. Oficeri epror, Xhorxhi Koçi në emisionin kushtuar Porto Palermos tregon se dy ushtarë dhe një civil u vranë si pasojë e aksidentit në punë. Ka pasur edhe 5 vdekje të tjera thotë oficeri, por nuk lidhen me punën.

“Ky fortifikim paraqet një kompleks shumë të madh, prej 20 objektesh. Është kompleks i madh sepse edhe mjetet ishin të mëdha. Është punuar me sakrifica të jashtëzakonshme sepse vetë formacioni në të cilin u ndërtua ka qenë shumë i dobët. Këtu punimet janë ndërtuar pa asnjë profil gjeologjik. Ne nuk e dinim si ishte këtu brenda dhe na kanë ndodhur të papritura të mëdha në atë periudhë. Pavarësisht vështirësive të mëdha që hasëm gjatë ndërtimit të këtij kompleksi të madh, kanë ndodhur vetëm 3 ngjarje me humbje jete. Një ushtar na e ka zënë korrenti, një tjetër e zu shkëmbi i tunelit dhe një punonjësi civil i ra një gur nga lart tunelit edhe gjeti vdekjen. Nëse do i referohemi evidencave të repartit do të shohim se ka edhe të tjerë të vdekur. Por ato vdekje nuk lidhen me punën. Një ushtar vrau dy shokë dhe i hodhi në det pasi i grabiti. Te një objekt tjetër po brenda këtij kompleksi një ushtar vrau nga pakujdesia shokun e tij. Një ushtar tjetër për arsye të ndryshme vrau veten. Pra janë gjithsej vetëm 8 vdekje.”, thotë oficeri epror për gazetaren Rudina Xhunga./K.C/dritare.net