
Prej dy ditësh këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa dhe familja e saj ndodhen në Shqipëri.
Sot Dua dhe familja e saj lanë Tiranën për të vizituar një tjetër qytet. Ata shkuan në qytetin e Skënderbeut, në Krujë. Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës publikoi një foto të Duas, ndërsa ndodhet për vizitë në muzeun e Skënderbeut.
“Kënaqësi që patëm si vizitore në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Dua Lipa-n dhe familjen e saj.”, thuhet në faqen e muzeut./K.C/dritare.net

















