Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Lamtumirë rreshter Afrim Bunjaku! 

Foto/ Lamtumirë rreshter Afrim Bunjaku! 

Qindra qytetarë u mblodhën sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit, policit të vrarë dje në veri të Mitrovicës, Afrim Bunjaku. Zyrtarë të Kosovës, por edhe të politikës shqiptare nderuan heroin Bunjaku që humbi jetën në krye të detyrës.

Foto/ Lamtumirë rreshter Afrim Bunjaku! 

Ndërkohë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shpalli rreshterin Bunjaku hero të Kosovës dhe nderimin e pranuan dy djemtë e tij.

Foto/ Lamtumirë rreshter Afrim Bunjaku! 

Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti në ceremoninë e lamtumirës u shpreh se para se ai të varroset si hero në tokën e tij, portreti dhe profili i tij të skalitet në mbarëmendjen kolektive.

Foto/ Lamtumirë rreshter Afrim Bunjaku! 
Përcjellja për në banesën e fundit u krye ashtu siç i takon një heroi që bie në luftë, edhe pse me shumë dhimbje për familjarët që nuk dinë se si ta mbushin boshllëkun që la pas humbja e policit Bonjaku. Lamtumirë rreshter Afrim Bunjaku!/K.C/dritare.net