Gushti dhe fillimi i shtatorit me temperaturat e larta duket se i kanë lënë vendin shirave të freskët të fillim vjeshtës. Instagrami i vipave megjithëse fundjavë, ishte i mbushur me foto dhe video nga projektet e tyre të shumta për këtë sezon. Kishte edhe nga ata që e kishin shfrytëzuar të dielën thjesht si një ditë pushimi me të dashurit pranë familjes.
Gazetarja Rudina Xhunga ka vizituar këtë fundjavë qytetin e glikove, Përmetin. Gzetarja ka ndarë me ndjekësit pamje të ndryshme nga vizita në Përmet, mbetet për t'u parë se çfarë projekti vjen pas këtij udhëtimi në fundjavë.
Disa nga vipat zgjodhën t'ia kushtojnë të dielën kujdesit për veten dhe stërvitjes.
Dojna Mema këtë fundjavë vizitoi Mrizin e Zanave, ose vendin e përrallave si e quan ajo.
Për Venerën dhe Lindin vazhdon ende vera e nxehtë, duke shijuar ditët në Maldive.
Sara Hoxha doli me vajzën e saj Poem dhe shkrepi disa foto që na ëmbëlsuan fundjavën të gjithëve.
Ndërsa Xhemi Shehu e nisi këtë të diel, si shumë prej nesh, me një filxhan kafe në dorë. Më poshtë dritare.net ka përzgjedhur të tregojë nëpërmjet fotove, si dhe ku e kaluan fundjavën vipat./M.T/dritare.net