Gati për Shqipërinë/ Rama bashkëbisedon me aplikantët: Mos e humbisni durimin, komunikoni hapur!
Dritare.net
Kryeministri Rama, ka zhvilluar sot përmes platformave online sesionin e tretë të nismës “Gati për Shqipërinë”. Rama shprehet se ky cikël sesionesh online sipas fushave, krijon mundësinë për eksplorimin e sa më shumë formave të bashkëpunimit. Të rinjtë prezantuan para kryeministrit të gjitha njohuritë e tyre, por edhe kontributet ndër vite.
Të diplomuar si brenda dhe jashtë vendit, ata kishin dëshirë të kontribuonin në fusha të caktuara, ku përmendim, arkitekturën, rritjen e cilësisë ushqimore, por edhe arkeologjinë.
“Grupet që flasin për projekte do të bëjmë takim më vete, për të parë se çfarë do të bëjmë. Të gjitha janë të bukura, por çështja është se si do t’i bëjmë këto gjëra. Faleminderit të gjithëve ju, pak durim se janë shumë. Gjëja e vetme që kam si porosi është se nuk duhet të humbim burimin dhe kontaktin me Borën ta mbani të hapur dhe të drejtpërdrejtë. U bë takimi me një ministër, ju tha do takohemi dhe nuk bën, ia tregoni të gjitha Borës. Iu takon juve të mos humbni durimin dhe të komunikoni hapur, derisa të mbarojë ky proces.", tha kryeministri në fjalën e tij./dritare.net