Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazetari: A mund të thotë më sot Berisha që drejtësia është e kapur?!

Gazetari: A mund të thotë më sot Berisha që drejtësia

Opinionisti Flogert Muça thotë se vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit për t’ia kaluar vulën Sali Berishës, i çmitizoi këtij të fundit të gjitha akuzat ndaj drejtësisë.

“Së pari dua të them që Sali Berishës sot i ra akuza kryesore sepse deri më sot ish-kryeministri thoshte se drejtësia është e kapur nga Edi Rama. Ky vendimi i sotëm për t’i dhënë vulën e PD, i ka çmitizuar të gjitha akuzat e Berishës ndaj drejtësisë. Lulzim Basha nga ana tjetër mund të aludojë dhe akuzojë se gjykata ka vendosur nën presion, mund të ketë ndërhyrje nga Rama etj.

Por unë mendoj që me këtë vendim të sotëm, Berishës ia janë çmitizuar akuzat dhe Bashës i është hapur një bela e madhe të cilën duhet ta dijë mirë si ta menaxhojë”, u shpreh Muça në Dritare TV./L.F-dritare.net