Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazetari: Plani sekret i Fredi Belerit me Greqinë, për Himarën!

Gazetari: Plani sekret i Fredi Belerit me Greqinë, për Himarën!

Gazetari Igli Çelmeta tha se ka një arsye të rëndësishme pas mbështetjes së madhe që Greqia po shpreh hapur ndaj Fredi Belerit. I ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, Beleri tha se në zgjedhjet lokale të 14 majit, Fredi Beleri, kandidat për bashkinë e Himarës, ka patur një plan të përbashkët me Greqinë.

“Në çdo seancë që është zhvilluar për Belerin, pa pasur prezencë të autoriteteve greke. Sot në seancë ishte prezente edhe ambasadorja greke. Madje vazhdimisht ka pasur prezencë edhe të mediave greke. Por pse Greqia është kaq e interesuar për çështjen Beleri?

Si e fitoi Beleri bashkinë e Himarës?

Nga informacione konfidenciale, kam arritur të zbuloj se ka pasur një plan të përbashkët sekret mes Greqisë dhe Fredi Belerit.

E keni dëgjuar që shpesh është thënë nga njerëz që mbrojnë Fredi Belerin, se në Himarë 95% janë deklaruar grekë.

Si i fitoi Fredi Beleri zgjedhjet në Himarë?

Fredi Beleri fitoi me ndihmën e Greqisë, me ndihëm n e qeverisë greke. Për fitoren e tij është angazhuar e gjithë Greqia. Ministra grekë kanë telefonuar shqiptarë me pasaporta greke për të votuar për Fredi Belerin. Madje janë marrë në telefon firma greke që kanë patur nëpunës himariotë, duke i urdhëruar të votojnë për Fredi Belerin.

Si këmbim u është thënë se do të ndihmohen për letrat dhe pensionet në Greqi. Janë rreth 2500 persona që mund të kenë ardhur fundjavën e zgjedhjeve, për të votuar të dielën e 14 majit.

Fredi Beleri ka dalë garant që nëse fiton bashkinë e Himarës, do ta ndihmojë Greqinë që në census qytetarët e Hiamrës të deklarohen grekë, dhe Himara të shpallet zonë minoritare greke. Ky ishte gjithë plani sekret i Belerit dhe Greqisë”, u shpreh Çelmeta në Dritare TV./l.F-dritare.net