Gazetarja e BBC ngre gishtin e mesit gjatë transmetimit: Ishte batutë për kolegët!
Dritare.net
“Live nga Londra, po shikoni BBC News”, thotë prezantuesja Mariam Mosiri e cila ngre gishtin e mesit menjëherë pas përfundimit të siglës, pa e menduar që është live. Menjëherë më pas ajo e kuptoi se transmetimi live kishte nisur, ndërsa ndryshon shprehinë e fytyrës dhe vijon edicionin informative.
Por pasi video u bë virale, Moshiri kërkoi falje duke thënë se i vjen keq nëse ofendoi apo mërziti dikë. Ajo u shpreh se po bënte shaka me stafin dhe se i vjen keq që doli në transmetim.
“Unë po bëja nisur po numëroja mbrapsht ndërsa drejtori po numëronte nga 10 te 0 me gishta. Kur arritëm te sekonda 1, unë nxora gishtin me shaka dhe nuk e mendova që kjo do të kapej nga kamera. Ishte një shaka mes kolegëve”, u shpreh prezantuesja./l.F-dritare.net