
Gjermania nis të hënën shpërndarjen e certifikatave Covid-19!
E Enjte 10 Qershor 2021, 22:10
Dritare.net
Duke nisur nga 14 qershori në Gjermani do të hyjë në përdorim certifikata digjitale Covid-19 (CovPass).
Lajmi u bë i ditur nga gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn gjatë prezantimit të certifikatës digjitale Covid-19.
Ministri tha se qendrat e vaksinimit, farmacistët dhe mjekët do të vërtetojnë në mënyrë dgjitale informacionin për ata që kanë marrë dy doza të vaksinës. Kujtojmë se vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave(EMA) mund të regjistrohen në certifikatën digjitale Covid-19.
Bashkimi Evropian deri më tani ka miratuat vaksinat e prodhuara nga BioNTech-Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson./dritare.net

















