Gjini i “Kosheres” i revoltuar me Bashën: Berisha është si Unikkatili!
E Hënë 20 Shtator 2021, 11:11
Dritare.net
Shumë simpatizantë të ish-kryeministrit Berisha janë revoltuar nga vendimi i Bashës për ta larguar atë nga Grupi Parlamentar. Prej tyre edhe Gjini i Kosheres.
Duke komentuar vendimin gjatë puntatës së parë të sezonit të ri të Kosheres që ka nisur në ABC, Gjini e krahason ish-kryeministrin demokrat me reperin Unikatili. “Kanë larguar Berishën nga grupi parlamentar i PD-së. Na ka rënë gjëma, ndodhi ajo që nuk ishte pritur. Luli vocërr u bë burrë. I ka thënë babës dil pak nga shtëpia. Duan të largojnë Berishën, na ka zënë halli por është si Unikatili, ju ha prej së gjalli.”, thotë ndër të tjera Gjini./M.M-dritare.net