
Gjysma e fëmijëve afganë jashtë shkollës, shumica janë vajza.
E Hënë 18 Tetor 2021, 09:09
Dritare.net
Ka kaluar një muaj që kur talebanët i ndaluan vajzat nga shkollat e mesme në shumicën e Afganistanit. Duke qenë kështu i vetmi vend në botë që ndalon gjysmën e popullsisë së tij të arsimohet. Gratë, përveç atyre të sektorit në shëndetin publik, nuk janë lejuar të kthehen ende në punë.
Edhe ministritë në Kabul tani janë zëvendësuar nga ministra. Pothuajse gjysma e të gjithë fëmijëve në Afganistan janë jashtë shkollës për shkak të konfliktit, varfërisë, martesës së fëmijëve dhe diskriminimit ndaj vajzave, numri vijon të rritet për herë të parë që nga viti 2002, thanë organizatat humanitare në një raport./M.T/dritare.net

















