Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gonxhe i përgjigjet Metës: Krenar për publicitetin, ne përgjigjemi edhe të shtunën, presidenti i përdor si kamikaze!

Gonxhe i përgjigjet Metës: Krenar për publicitetin, ne

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra publike sot nga presidenti Meta, ku një sipërmarrës denonconte rastin e gjobëvënies së biznesit të tij.

"lir Meta sot ra deri në nivel ciceroni, por publiku u bë shumë kurioz për videon që i kisha dërguar militantit të tij, në një komunikim në orarin e telefonin tim privat, që Meta nuk e klikoi që ta shfaqte në monitorin e sallës së Presidencës, ndaj dhe pas lumit të kërkesave për ta shuar këtë kureshtje po e postoj këtu tani!
A ju kujton gjë Drini Kryemadhi? Ne i përgjigjemi edhe të shtunën, edhe në celular privat, edhe kur ankesa nuk lidhet direkt me ne, idhtarëve e aktivistëve të atyre që i kanë vënë kazmën shërbimeve të transportit rrugor - ky është morali i fabulës! Ndërsa “Presidenti” i tyre i përdor si kamikaze! Ndjesë publikut e medias për shkarjen presidenciale, krenar për publicitetin", shkruan Gonxhe në një status në
"Facebook"./M.M-dritare.net

Gonxhe i përgjigjet Metës: Krenar për publicitetin, ne