Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gozhdoi avokatët e Belerin për çështjen çame, gazetari: Erdhën për presion ndaj drejtësisë!

Gozhdoi avokatët e Belerin për çështjen çame,

Gazetari Igli Çelmeta pyeti avokatët e Belerit në Tiranë, të cilët pretendojnë se janë shkelur të drejtat e njeriut, nëse mendojnë të njëjtën gjë edhe për shtetasit shqiptarë me origjinë çame, të cilët shteti grek nuk i lejon të kërkojnë pronat e tyre. Pyetja gozhdoi avokatët të cilët thanë se nuk kanë ardhur për të folur për Çamërinë, por për Belerin.

“Avokatët grekë erdhën për të na dhënë leksione drejtësie këtu në vendin tonë. Sidomos për të drejtat e njeriut kur ne ende nuk kemi zgjidhur çështjen e Çamërisë. Avokatët pretendojnë se janë shkelur të drejtat e njeriut për çështjen Beleri ndaj unë i pyeta pse shteti grek nuk i lejon shtetasit shqiptarë me origjinë çame të kërkojnë pronat e tyre. A nuk është edhe kjo një shkelje e të drejtave të njeriut?

Për mua dje ata kishin ardhur të bënin presion për çështjen Beleri.

Nuk mund të vijnë avokatët grekë në Shqipëri për të na dhënë në vendin tonë leksione për çështjen Beleri i cili ka një të shkuar të errët që nis që prej masakrës së Peshkopisë në 1994, i cili është i përfshirë drejtpërdrejtë në këtë masakër. I dënuar për thirrje nacionaliste kundër vendit tonë, Beleri ka djegur flamurin shqiptar, nuk besoj që për ne ka një tjetër veprim më të rëndë!”, u shpreh Çelmeta në Dritare TV./L.F-dritare.net