Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gruri rus shkarkohet në Durrës. Braçe: Si mund t'ia bëni këtë bujqve tanë!

Gruri rus shkarkohet në Durrës. Braçe: Si mund t'ia

Deputeti socialist Erion Braçe poston një video në Instagram ku tregon se në Portin e Durrësit janë shkarkuar dy anije me grurë të ardhur nga Rusia. Ai thotë se kjo është një tradhti e rëndë për bujkun vendas.

"SI MUND TJA BENI BUJQVE KETE?!
E VERTETE-TANI JENI TE MEDHENJ E ME PARA SHUME,
POR ORIGJINEN E KENI NE FSHAT MOR;
SI MUND TJA BENI NJEREZVE TUAJ KETE, SI?

Kater ore me pare nga tani, AUTORITETI PORTUAL DURRES ka njoftuar ne profilet e tij se ESHTE SHKARKUAR GRURE DUKE PERDORUR HINKAT NE PORT.

Pyes dhe mesoj se jane shkarkuar DY ANIJE;
Te dyja te ngarkuara ne portet e DETIT AZOV, pra ORIGJINA E GRURIT ESHTE RUSIA; SASIA diku tek 9.600 TONE, CMIMI CIF DR 260$/TON; eshte vendosur ne rregjimin e magazines doganore e do zhdoganohet sasi pas sasie me cmim burse.

Kush eshte do pyesni ju;
ESHTE NJERI NGA TE PESTET, ME I MADHI I TYRE QE KANE KTHYER NE KARTEL RRJETIN E TYRE TE IMPORTIT TE GRURIT, MIELLIT PREJ TIJ!

Po mire, te kesh ketu ne vend, grure me tonelata te tera nga vjet e grure te ri nga ky vit, ta lesh pa mbledhur edhe me cmimin qesharak 20 leke/kg dhe te shkosh e te blesh grure ne Rusi?!

CA ESHTE?
TRADHETI E RENDE PER BUJKUN VENDAS, PRODHIMIN E TIJ!

Nuk di, nuk kam fjale!", shkruan Braçe./K.C/dritare.net