
Hetuesit e ri të BKH/ 210 kandidatë kalojnë testin e aftësive fizike, më 15 qershor testi me shkrim!
E Enjte 10 Qershor 2021, 18:06
Dritare.net
Nga 325 kandidatë që kanë aplikuar për t’u bërë hetuesit e rinjtë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, vetëm 210 prej tyre kanë mundur të kalojnë testin e aftësive fizike ndërsa 115 të tjerë janë skualifikuar.
Kandidatët që kaluan testin e parë do i nënshtrohen më 15 qershor testit të ese-së me shkrim.
Pjesë e vëzhguesve në testimin e Aftësive Fizike të kandidatëve ishin edhe përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian./dritare.net

















