Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Historia e Vdekjes së Zezë, tregon se si ndryshon me vitet një pandemi!

Historia e Vdekjes së Zezë, tregon se si ndryshon me vitet një

Shpërthimet e murtajës në Londër u përhapën katër herë më shpejt në shekullin e 17-të sesa ato në shekullin e 14-të. Ky rezultat erdhi pas vlerësimeve të studiuesve, nga të dhënat e numrit të të vdekurve dhe testamentet që lidhen me të dyja periudhat.

Studiuesit nga universiteti “McMaster”në Kanada analizuan mijëra dokumente 300-vjeçare, duke përfshirë testamente personale, regjistra famullish dhe “Të dhënat e Vdekshmërisë” në Londër, për të kërkuar modele sesi po përhapej murtaja në të gjithë popullsinë.

Murtaja, një nga infeksionet bakteriale më vdekjeprurëse në historinë njerëzore, shkaktoi rreth 50 milionë vdekje në Evropë gjatë Mesjetës kur njihej si “Vdekja e Zezë”. Sëmundja, megjithëse e rrallë dhe tani e shërueshme me antibiotikë, është ende e pranishme. Rastet të konfirmuara, janë regjistruar në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara jo më larg se këtë vit.

Kishte një "përshpejtim të jashtëzakonshëm" në transmetimin e murtajës midis Vdekjes së Zezë të 1348 dhe Murtajës së Madhe të vitit 1665, sipas gjetjeve të studiuesve të publikuara në revistën” Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Historia e Vdekjes së Zezë, tregon se si ndryshon me vitet një

David Earn, një profesor në departamentin e Matematikës dhe Statistikës në “McMaster” dhe autor kryesor i hulumtimit, ka thënë për CNN se ndërsa rastet e murtajës në Londër dyfishoheshin çdo gjashtë javë në shekullin e 14-të, në shekulline 17-të, ato dyfishoheshin pothuajse çdo javë, informon dritare.net.

"Ky është një ndryshim i madh," shton ai. Por kjo nuk do të thotë se sëmundja ishte bërë më e ashpër, sipas Hendrik Poinar-it, profesor në departamentin e Antropologjisë në “McMaster”.

Ndryshimet në epidemiologjinë e sëmundjes, ndodhin edhe për shkak të faktorëve të jashtëm, pra që nuk kanë lidhje me gjenetikën e virusit.

Studiuesi besojnë se faktorët i dendësia e popullsisë, kushtet e jetesës dhe temperaturat më të ftohta, mund të çojnë drejt shpjegimit të përshpejtimit të sëmundjes në Londër. Për më tepër, mund të na ndihmojë sot të kuptojmë pandemitë aktuale, si Covid-19, informon dritare.net.

"Një patogjen mund të shkaktojë epidemi të ndryshme, pavarësisht nëse është në të njëjtin vend ose jo”, ka shpjeguar Earn-i.

"Karakteristikat e komunitetit mund të ndikojnë fuqimisht në modelin e epidemisë. Dhe sigurisht, reagimi i sjelljes së individëve kanë një ndikim të madh në modelin e epidemisë.”

Zbulimet gjithashtu hedhin dritë në mënyrën se si mund të sillen pandemitë aktuale dhe pandemitë e ardhshme.

"Murtaja nuk u shua dhe nuk do të zhduket kurrë, dhe (SARS) CoV-2 nuk do të zhduket gjithashtu", tha Poinar për CNN, duke shpjeguar se virusi njësoj si murtaja, ka "rezervuarë natyralë" në popullsi.

Historia e Vdekjes së Zezë, tregon se si ndryshon me vitet një

"Për fat të mirë ne kemi një komunitet shkencor të jashtëzakonshëm, që po punojnë së bashku tani për të gjetur një mënyrë për të fituar, me trajtimin e antitrupave, apo një vaksinë”.

Pandemitë do të vazhdojnë të kërcënojnë njerëzit për sa kohë që njerëzit 'vrasin natyrën' ,gjë që shkencëtarët dhe organizatat mjedisore e kanë paralajmëruar vazhdimisht.

"Nëse mendoni se kjo është hera e vetme që ndodh një pandemi ju jeni duke mashtruar veten, sepse ka ndodhur disa herë në historinë njerëzore dhe do të ndodhë përsëri sa herë që ne të dëmtojmë botën ku jetojmë" përfundon Earn./dritare.net