Historia e shtëpisë që Shën Konstandini ndërtoi në pyllin e Voskopojës!
Dritare.net
Në tregimin e ditës së sotme do ju tregojmë për Kishën e Shën Kostandinit në Voskopojë. Kjo kishë ndodhet 30 minuta larg Voskopojës, është rreth 400-vjeçare. Ndonëse për shkak të viteve ka pësuar dëmtime, mbahet akoma në gjende të mirë nga çatia dhe muret, ndërsa pikturat brenda saj kanë rënë. Kjo kishë nuk është monument kulture, por mirëmbahet nga vetë fshatarët.
“Kostandini është asket. Ai iku nga fshati dhe jetonte vetëm. Edhe kishën e bëri në mal që të ishte larg njerëzve. Ndaj në çdo fshat kishat e Shën Kostandinit janë larg në male. Kjo kishë nuk është monomet kulture dhe mirëmbahet nga fshatarët. Kur ka festa ne mbledhim lekë dhe me të e mirëmbajmë, nuk ka donacione të mëdha.”, thotë për DritareTV banori i fshatit zoti Anton Falo.
Më 21 maj është festa e Shën Kostandinit dhe Shën Elenës. Çdo vit në shtëpinë e Shën Kostandinit mblidhen qindra njerëz nga Voskopoja, Korça dhe vende të tjera për të festuar. Në këtë ditë përveç zakoneve të tjera është traditë edhe predikimi i priftit për besimtarët.
Ka vetëm një vend ku nuk mund të hyjnë besimtarët, dhoma e priftit ku përgatit shërbesat çdo 21 maj.
“Sipas riteve tona në këtë dhomë nuk duhet të futesh. Po të kalosh pragun ngele pa martuar, nëse je i martuar ndahesh”, thotë zoti Falo./K.C/dritare.net