Historiani: Nuk jemi i vetmi vend që ka pasur Sigurim Shteti, bashkëpunëtorët e tij kanë kapur majat e shtetit
E Mërkurë 24 Shkurt 2021, 00:12
Dritare.net
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, historiani Marenglen Kasmi u shpreh se Shqipëria nuk është rasti unikal ku funksiononte Sigurimi Shtetit.
Ai shtoi se ka plot raste kur ish-bashkëpunëtorët e sigurimit kanë kapur majat e shtetit.
Kasmi: Sigurimi i Shtetit kur shikonte rrezik për partinë shtet vepronte. Shqipëria nuk është rasti unikal ku funksiononte Sigurimi Shtetit. Është e njëjta frymë dhe të njëjtat metoda si në vendet e lindjes. Ka plot raste kur ish-bashkëpunëtorët e sigurimit kanë kapur majat e shtetit./dritare.net