Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hitaj: Libri i Bashës jo dëshirë personale, por ide e këshilltarëve!

Hitaj: Libri i Bashës jo dëshirë personale, por ide e

Gazetari Arbër Hitaj i ftuar në Shqip show në Dritare Tv, komentoi librin e kreut demokrat Lulzim Basha “Misioni im” që u shfaq sot në media për herë të parë. Hitaj tha se publicistika nuk është në natyrën e kreut demokrat dhe se më shumë se sa personale ky libër, tha gazetari, mund të jetë një këshillë e këshilltarëve të tij.

“Nuk është në stilin e zotit Basha të jem i sinqertë. Nuk është shquar për publicistikë sepse nuk ka një historik letrar. Për librin kam përshtypjen që është më tepër një këshillë e ekspertëve të komunikimit. Nuk e vë në dyshim, besoj se libri do të jetë shkruar vetë nga zoti Basha. Kam lexuar pasazhe më duket mirë por nuk më duket shumë frymëzues për të thithur vota, nuk besoj që është kjo ajo që pritet nga lidershipi i PD sepse kjo nuk është në natyrën e tij. ishte ndryshe zoti Rama por edhe ai e publikoi pas zgjedhjeve lokale. Dhe ishte në libër më i fortë, i fokusuar te personazhet. Ndërsa Basha ka një libër që flet për rrugëtimin e tij personal besoj që më shumë ka qenë një mendim i konsulentëve se sa një mendim personal”, u shpreh Hitaj në Dritare Tv./L.F-dritare.net