Humbi jetën nga kovidi vajza e shkrimtarit Shevqet Musaraj!
E Martë 30 Nëntor 2021, 22:10
Dritare.net
Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 70-vjeçare Lidita Musaraj Aliçka, vajzës së shkrimtarit Shevqet Musaraj. Lajmin për ndarjen nga jeta të saj e kanë bërë me dije të afërmit e së ndjesës, e cila nuk e fitoi betejën me koronavirusin. Mësohet se ajo ka ndërruar jetë në një spital ku po kurohej në Gjermani.
Lindita Musaraj është bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Ylljet Aliçkaj, i cili ka shërbyer dhe si ambasador i Shqipërisë në Francë. Rreth 1 muaj më parë 70-vjeçarja, humbi dhe nënën e saj Ervehe Musaraj, e cila u shua po nga Covid-19 në moshën 95-vjeçare./M.T/dritare.net