Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hungaria, vendi i parë i BE-së që përdor vaksínën e Kinës, kundër koronavírusit

Hungaria, vendi i parë i BE-së që përdor

Këtë të mërkurë, Hungaria filloi të përdorë vaksínat kundër Covíd-19 të prodhuara nga laboratori kinez Sinopharm. Kështu Hungaria u bë vendi i parë në BE që vendosi të bëjë vaksínat e Kinës.

"Sot ne po fillojmë vaksínimet me dozat kineze.”,- shkroi kryeministri Viktor Orban në Facebook. Rregullatori i Hungarisë dha miratimin e përdorimit emergjent të vaksínës kineze dhe bleu pesë milionë doza nga Sinopharm, mjaftueshëm për të inlokuar 2.5 milionë njerëz në vendin me afro 10 milionë banorë. Por kjo vaksínë ende nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave, informon dritare.net

Megjithatë, kjo përpjekje e Hungarisë vjen në një kohë kur vendi do të kufizojë dhe ndalojë atë që autoritetet shëndetësore e kanë cilësuar si një valë e tretë e vírusit. Shumë vende të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor me zor po i sigurojnë vaksínat për Covíd-19 nga ato kompani që janë tashmë të autorizuara. Madje kanë qenë të shumtë personalitetet nga vende të BE-së që thonë se, po i hedhin sytë nga vaksína e Kinës dhe Rusisë në një kohë të keqe si kjo./K.C/dritare.net