Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sulmi në zemër te të rinjtë, ja se çfarë po e shkakton!

Sulmi në zemër te të rinjtë, ja se çfarë po e

Dritarja e Doktorit ishte pranë laboratorit Intermedica, ku veç realizimit të chec-upit të specializuar, Dritare zhvilloi nje intervistë me mjekun kardiolog Spiro Qirko, i cili ka zgjedhur të ushtroj profesionin e tij pranë këtij laboratori. Kardiologu Qirko dha këshilla me vlerë, jo vetëm për shëndetin, por edhe rreth metodologjisë së mjekësisë sot.

"Në tre vetë dy janë obezë, që i bën ata të predispozuar për sëmundje si diabeti dhe zemra. Një njeri duhet të bëjë 10 mijë hapa në ditë, domethënë rreth 6 kilometra e gjysëm me ecje të shpejtë. Në rast kur kjo bëhet të paktën 5 herë në javë, atëherë ke fituar shumë. Ko ecje i bën shumë mirë edhe trurit, pasi në ditën tonë ne përballemi me shumë strese. Madje mund të citoj se një shkrimtar i njohur ka thënë “stresi është kripa e jetës dhe puthja e vdekjes”, që do të thotë se ne pas stress nuk jetojmë dot. Moshat e reja kanë nisur të preken nga sëmundjet e zemrës se këto mosha nuk kanë regjim. Moshat e reja shpesh janë konsumues të duhanit, alkoolit dhe ndonjëherë edhe drogës, gjë që u jep atyre predispozitën që të sëmuren me sëmundje të ndryshme e të rrezikshme.",-u shpreh kardiologu i njohur Spiro Qirko./M.T/dritare.net