
Idajet Beqiri: Marina Bay shembulli se si zhvillohet një biznes elitar!
Dritare.net
Marina Bay është shembulli më i turizmit elitar në Shqipëri, thotë avokati Idajet Beqiri. I ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, zoti Beqiri tha akuzat ndaj Besnik Lulajt nga Rai 3, kanë në prapavijë jo vetëm goditjen e biznesmenëve por edhe të qyteteve turistike më të frekuenturara nga turistët, siç është Vlora.
“Marina Bay është për t’u marrë shembull si mund të zhvillohet një biznes elitar në Shqipëri. Ky resort është një model për t’u ndjekur se si dy inxhinierë, ia dolën të bëjnë një ndër bizneset më të mira në vendin tonë. Një çift inxhinierësh që iu përkushtua biznesit dhe ia doli të sjellë eksperiencën e vendeve të huaja këtu në vendin tonë.
Nëse flasim për turizëm elitar Marina Bay është shembulli që na përfaqëson më së miri.
Çdo sulm ndaj biznesmenëve të ndershëm i shërbejnë këtij vendi, nuk na shërben, por na dëmton”, u shpreh Beqiri në Dritare TV./L.F-dritare.net

















