Na ndiqni edhe në

Moti

IGJEO: Reshje masive në gjithë vendin, ja zonat e rrezikuara nga përmbytjet!

IGJEO: Reshje masive në gjithë vendin, ja zonat e rrezikuara nga

Pasditen e kësaj të mërkure dhe gjatë së enjtes, sipas Institutit të Gjeoshkencave, në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri në lokalisht intensive. Ndërkohë, në Kukës, Fier, Berat dhe Korçë parashikohen reshje të dobëta deri mesatare, të shoqëruara herë pas here me shtrëngata. Sipas IGJEO-s, në 24 orët e ardhshme reshje të dobëta do të ketë edhe në qarqet e tjera të vendit.

Të enjten temperaturat do të pësojnë një rënie me rreth 3 gradë Celsius. Vlerat minimale pritet të zbresin deri në 1°C, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 15°C.


Në zonat mbi 1 000 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore, jo vetëm në Veri, por edhe në Lindje dhe Juglindje të vendit.

Një tjetër element shqetësues mbetet era, veçanërisht në Jug dhe përgjatë vijës bregdetare, ku ajo do të fryjë me intensitet mesatar deri të fortë. Lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe i anijeve të peshkimit vijon të jetë i pezulluar. Sipas parashikimeve, kjo situatë do të zgjasë deri të enjten, kur era pritet të dobësohet gradualisht në det të hapur./K.C/dritare.net