
Ilir Kulla: Rama është i pazëvendësueshëm. Nuk do të lërë pasardhës!
Dritare.net
Analisti Ilir Kulla i ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV analizoi situatën brenda Partisë Socialistë. Kulla tha se nuk di të ketë goditje të PS-së ndaj Erion Veliajt, sepse sipas tij nëse do goditej kryebashkiaku i Tiranës, do të thotë se kjo goditje është kundër Ramës. Sipas Kullës, Rama nuk do të lërë trashëgimtarë kur të largohet nga Kryeministria dhe PS-ja.
Ilir Kulla: Unë nuk e di nëse ka goditje nga brenda PS-së për Erion Veliaj. Nëse ka goditje, atëherë do të thotë se është goditje kundër Ramës.
Roland Qafoku: Garon Belinda Balluku me Erion Veliajn për të qenë pasardhës të Ramës?
Ilir Kulla: Unë nuk mendoj që do të ketë pasardhës të Ramës. Kur të ikë Rama, ndërtesa do të bjerë e tëra. Un mendoj që Veliaj është talenti më i madh që ata kanë prodhuar, por nuk mendoj që Rama do të lërë ndonjë trashëgimtar./K.C/dritare.net

















