Imami-Bashës: Ke humbur dy zgjedhje, dorëhiqu!
Dritare.net
Ish-deputeti i PD Arben Imami sot në një komunikimi me gazetarët tha se vetëm dorëheqja e kreut demokrat Lulzim Bashës do t’i shërbejë partisë. Duke përmendur humbjen në ‘ndeshjen’ e 25 prillit, por edhe të zgjedhjeve lokale të kaluara, Imami tha se dorëheqja e Bashës nga drejtimi i partisë do t’i shërbejë PD por edhe vendit.
“Po i them këtu Lulzim Bashës do të jetë vrima e miut 500 grosh në qoftë se mendon që me koalicion me PS-në, me zgjatje jo u vodhën votat, jo do të hyjmë në Parlament jo nuk do hyjmë në Parlament. E vetmja rrugë e drejtë, e ndershme, e moralshme është dorëheqja që i shërben partisë, përndryshe do të ketë ndeshje dhe do të ketë ndeshje serioze deri në fund. Nuk është ndeshje demash. Ne jemi në momentin që po i kërkojmë thirrje arsyes. Po i thërrasim arsyen. Arsyeja thotë ke humbur dy palë zgjedhje dhe të tjerat po ashtu lokalet, është e arsyeshme, është e mirë për partinë, për vendin. Janë qëndrime morale që mbahen nga çdo njeri që ka lindur në Europë 200 vitet e fundit. E vetmja rrugë pas dy palë zgjedhjesh të humbura është largimi dhe respekti për atë që bën një akt të fundit të tillë. E mbani mend sa u rrit respekti për Fatos Nanon në momentin që dha në mënyrë civile dorëheqjen. E mbani mend që bëri të njëjtën gjë me shumë përgjegjshmëri politike e bëri Sali Berisha. Pas ezaurimit të kësaj faze do të bëhet deri në fund lufta”, tha Imami./L.F-dritare.net