Deputetja e PD-së Ina Zhupa, në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në Dritare TV, ka shprehur mendimin e saj për institucionin e drejtësisë SPAK-un. Sipas Zhupës, ky institucion duhet vlerësuar në bazë të prokurorëve që punojnë aty.
Ina Zhupa: Unë kam këtë qëndrim për SPAK-un nëse ju intereson. Sipas meje, atje ka prokurorë shumë të mirë, shumë të drejtë dhe shumë të zotë, ashtu siç ka prokuroë që janë të lidhur me politikën.
Roland Qafoku: Keni emra?
Ina Zhupa: Nuk kam emra sepse nuk hyj tek ajo kategori politikanësh që i merr politikanët me emra.
Roland Qafoku: Por z. Berisha e përdor mëngjes, drekë, darkë zotin Dumani.
Ina Zhupa: Unë nuk jam z. Berisha, jam znj. Zhupa. Por do ju jap një rast që as nuk ia di emrin prokurorit, përshembull lidhur me prokurorin që ka marrë në pyetje Elton Qynon, mendoj se është një prokuror i keq./dritare.net