Indinjohen artistët: Lironi Noizyn. Sot në protestë!
E Hënë 12 Gusht 2024, 12:12
Dritare.net
Noizy po bashkon artistët e fansat në një protestë. Në rrjet ka nisur shpërndarja e thirrjes për protestë sot në orën 19:00, para Ministrisë së Drejtësisë kundër ekstradimit të Noizyt në Kosovë.
Noizy është në pritje të ekstradimit të tij drejt Kosovës. Noizy akuzohet se bashkë me 7 persona të tjerë, dhunoi brutalisht Muhamet Isenin, i njohur ndryshe në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn brenda një klubi nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit.
Shumë kolegë artistë kanë kërkuar lirimin e Noziy duke e cilësuar burgimin e tij si të padrejtë./L.F-dritare.net