Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-koloneli: Si organizohej vendi në rast lufte në '45-'90-ën!

Ish-koloneli: Si organizohej vendi në rast lufte në

Koloneli, Foto Duro i cili ka shërbyer për rreth 35 vjet në Forcat e Armatosura Shqiptare, i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, duke u kthyer pas në kohë foli për mënyrën se si organizohej Shqipëria në rast lufte.


“Terreni i Shqipërisë ishte i studiuar. Ka vende në hartën e Shqipërisë që konsideroheshin si drejtime strategjike. Ato janë të ndara në dy-tre drejtime operative. Ka disa norma që duhen plotësuar pra në një drejtim operativ mund të mësyjë një korpus, por jo më shumë. Nëse shkojnë më shumë mbivendosen me njëri-tjetrin. Ishte studiuar i gjithë terreni në hartën e Shqipërisë ishin caktuar drejtimet operative dhe ishte menduar për njësitë që do të vendoseshin. Shqipëria fillimisht ishte e organizuar me korpuse. Një korpus mbulonte më shumë se një drejtim operativ. Në 1993 u gjykua si më e drejtë që Shqipëria të organizohej me divizione që nënkupton një drejtim operativ një divizion këmbësorie. Në atë kohë Shqipëria kishte 21 divizione këmbësorie.
Është thënë që mbrojtja e Shqipërisë në atë kohë ishte statike pra vendoseshin trupat dhe hapnin zjarr. Në fakt kjo është pjesërisht e vërtetë. Terreni në Shqipëri është i vështirë për t'u kaluar. Nga ana tjetër baza lëvizëse me automjete nga ajri apo nga toka nuk është aq e fuqishme, në këto kushte vendoseshin divizionet për t'i mbrojtur ato drejtime pa qenë të detyruara për të lëvizur në rajone të tjera.
Mbrojtja ishte aktive që në tokë, toka përbëhej nga 30 persona të vendosur në 2 vija që parashikohej kundërsulmi. Për shkak të fortifikimit mbrojtja jonë pranonte zjarrin mbi vete. Artileria jonë kur merrte një rajon në mbrojte, trupat që kishin mbetur të gjalla nga forcat tona do të vendoseshin në qendra zjarri dhe artileria jone do të bënte zjarr mbi rajonin tonë. Këto qendra zjarri ishin të provuara ishin goditur. Në atë periudhë ishin 19 brigata sulmuese që kishin për detyrë që sa të fillonte agresioni ato të dilnin menjëherë në prapavijën e armikut.”- u shpreh ish-Koloneli, Foto Duro/E.P/dritare.net