Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

ISHP apel qytetarëve: Vishuni mirë, hidhni rërë ose kripë në vendet me ngrica dhe mos dilni të pashoqëruar!

ISHP apel qytetarëve: Vishuni mirë, hidhni rërë ose

Reshjet e borës dhe ngricat kanë përfshirë vendin tone këtë javë. Instituti i Shëndetit Publik përmes një postimi në rrjetet sociale u bën apel qytetarëve të kenë kujdes, të vishen mire, të pastrojnë zonat ku ka ngricë duke hedhur kripë ose rërë, si dhe të dalin të shoqëruar në ambientet jashtë.

“Përdorni veshje të ngrohta, pulovra të trasha, xhupa rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele, doreza, këpucë kundër ujit.

Hidhni rërë ose materiale të tjera të rekomanduara në zonat ku ka ngricë.

Lexoni rregullat e sigurisë për ambientet e jashtme.

Lëvizni ngadalë kur kryeni punë dhe detyra në ambiente të jashtme.

Dilni të shoqëruar dhe merrni një kuti të ndihmës së shpejtë kur merrni pjesë në aktivitete të jashtme.

Mos harroni të merrni celularin” shkruhet në postimin e ISHP-së./Xh.XH/dritare.net