
Italia me shifra të frikshme të infektimeve në 24 orë, rriten edhe viktimat
E Enjte 22 Tetor 2020, 19:07
Dritare.net
Italia vijon të përballet me shifra të larta të të infektuarve me koronavirus, edhe pse qeveria ka ndërmarrë një sërë masash anti-covid.
Ministria e Shëndetësië në Itali bën me dije se në 24 orët e fundit, janë prekur me koronsvirus 16,079, dhe kanë humbur jetën 136 persona.
Deri më tani në Itali ka pasur 465,726 raste të reja me koronavirus, nga këto 36,968
kanë humbur jetën, 259,456 janë shëruar, dhe 169,302 janë aktualisht aktivë./ I.M-Dritare.net

















