Na ndiqni edhe në

Bota

Ja shteti i parë evropian që heq të gjitha kufizimet antikovid!

Ja shteti i parë evropian që heq të gjitha kufizimet antikovid!

Shteti i parë në Bashkimin Europian që ka hequr të gjitha kufizimet antikovid është Danimarka, pasi ka arritur të vaksinojë rreth 80 % të popullsisë. Masat shtënguese kanë qëndruar në fuqi plot 548 ditë. Mbajtja e maskës nuk do të jetë e detyrueshme në transportin publik. Ndërkohë prej datës 1 shtator nuk nevojitet një Green Pass në asnjë vend përveç klubeve të natës. Maska do të jetë e detyrueshme të mbahet në aeroporte, në vizitat mjeksore dhe në rastet e bërjes së testit. Nga ana tjetër, për personat jo daneze që do të hyjnë në vend rregullat vazhdojnë të jenë të rrepta./A.B-dritare.net