Jamarbër Malltezi del nga SPAK-u: Çfarë thashë sot në gjykatë!
E Premte 13 Shtator 2024, 13:01
Dritare.net
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi doli nga Gjykata e Apelit të Posaçëm ku shkoi për të kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë. Kjo vjen dy ditë pasi u mor i pandehur për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.
Mësohet se seanca është shtyrë për në orën 14:30. Pasi doli nga SPAK-u Malltezi tha;
“SPAK nuk ka futur të bëjë pjesë të dosjes fletoren zyrtare ligjet e kohës. Kjo tregon nështrimin politik. E kanë bërë të qartë vijimi është me të njëjtën masë. Ne i treguam gjykatës që prokurorët kanë dalë në gënjeshtër. Ka kod të veçantë për Edi Ramën dhe kod të veçantë për Sali Berishës. Ka vjedh tokë në Gjipe, asgjë nuk ka. Këto deklarova në gjykatë.”-deklaroi Malltezi para SPAK-ut./K.C/dritare.net