Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Jeton në Itali apo do të udhëtosh atje pas 6 gushtit? Çfarë duhet të dish për lejen jeshile, nëse s’do të gjobitesh!

Jeton në Itali apo do të udhëtosh atje pas 6 gushtit?

Nga Corriere della Sera!

Një ditë më parë u nënshkrua në Itali dekreti i qeverisë që kërkon kartën jeshile për disa aktivitete në publik. Ministria e Shëndetësisë e ka bërë të qartë leja jeshile do të përdoret gjithashtu për të afërmit e pacientëve që janë në urgjencë apo pavijonet e tjera të spitaleve në Itali. Por çfarë duhet të dini për ketë leje nëse jetoni në Itali apo doni të udhëtoni atje pas 6 gushtit.

Deri kur u zgjat gjendja e jashtëzakonshme në Itali?

Deri më 31 dhjetor.

Nga kur do të jetë e detyrueshme leja?

Nga 6 gushti.

A mjafton një dozë e vaksinës për të marrë lejen?

Po, mjafton vetëm një dozë. Ose merret nëse gjashtë muajt e fundit keni kaluar virusin dhe keni letrat që tregon kur jeni shëruar, merret nëse keni një tampon antigjenik, molekular ose pështyme të bërë në 48 orët e fundit.

Sa është vlefshmëria e certifikatës?

Ajo e dozës së parë deri në dozën e dytë, ajo e dozës së dyte është e vlefshme për nëntë muaj.

A kam nevojë për një leje për të shkuar në restorant?

Po, në zonën e bardhë vetëm ata me leje të gjelbër mund të ulen brenda në restorant (ose një institucion tjetër publik).

Jeton në Itali apo do të udhëtosh atje pas 6 gushtit?

Vendet ku mund të hyni vetëm me lejen jeshile?

Shfaqje të hapura për publikun, evente dhe gara sportive. Muzetë, institutet, vendet e tjera kulturore dhe ekspozitat.

Keni nevojë për certifikatë edhe kur shkoni në pishinë?

Po, është e detyrueshme për pishina të mbyllura, qendra noti, palestra, sporte ekipore, madje edhe brenda ambienteve të akomodimit. Nëse të njëjtat aktivitete mbahen jashtë, leja jeshile nuk është e nevojshme. Gjithashtu është e detyrueshme për spa dhe parqet lojërash.

Cilat janë rregullat për festivalet dhe panairet?

Për festivalet, panairet, kongreset, qendrat kulturore, qendrat shoqërore dhe rekreative, leja jeshile kërkohet nëse ato janë vende të mbyllura.

A kërkohet leja për kampe verore?

Jo, madje as në restorantin e kampit veror, informon dritare.net

Dhe për konkurset publike?

Po, kërkohet.

Jeton në Itali apo do të udhëtosh atje pas 6 gushtit?

A duhet që edhe fëmijët ta kenë lejen jeshile?

Jo, kërkohet nga mosha 12 vjeç e lart, sepse vaksina nuk u bëhet më të vegjëlve.

Kush përjashtohesh nga detyrimi për të pasur një leje?

Subjektet që kanë certifikim të përshtatshëm mjekësor.

Çfarë duhet të bëj nëse nuk kam leje të gjelbër?

Duhet të merrni një mesazh me kodin automatik që pastaj ta fusni në faqen e internetit dgc.gov.it ose në aplikacionin Immuni. Nga ana tjetër, në aplikacionin IO, ajo shfaqet drejtpërdrejt.

Si ndryshojnë rregullat për kinematë, teatrot, sallat e koncerteve?

Ju hyni në zonën e bardhë dhe të verdhë me lejen jeshile, vendet të jenë paracaktuar dhe duhet të uleni e të rrini 1 metër larg tjetrit.

A mundet që dikush që ka kaluar Covid-19 të marrë lejen jeshile?

Po, pas administrimit të një doze të vetme të vaksinës dhe është e vlefshme nga dita e pesëmbëdhjetë pas bërjes së vaksinës.

Jeton në Itali apo do të udhëtosh atje pas 6 gushtit?

Kush duhet t’i bëjë kontrollet?

Drejtuesit duhet të kontrollojnë në hyrje, por kontrollet janë përgjegjësi ekskluzive e policisë.

A ka dënime?

Qytetarët pa leje rrezikojnë një gjobë prej 400 eurosh, ulet nëse paguhet brenda 5 ditësh. Menaxherët rrezikojnë mbylljen e lokaleve ose ambienteve të tjera për pesë ditë./Përshtati për dritare.net: Kadrije Çako